Policia tregon pse arrestoi Ballist Morinën, ka pasur një dënim ‘të panjohur’...

Policia tregon pse arrestoi Ballist Morinën, ka pasur një dënim ‘të panjohur’ nga gjykata e Durrësit

74
0
Shares

Policia e Kukësit ka shpjeguar arsyet e arrestimit të Ballist Morinës në doganën e Kukësit. Sipas policisë ai u arrestua pasi ka për të vuajtur edhe disa muaj burg.

“Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës ndaluan shtetasin Ismail Morinaj, 40 vjeç, banues në fshatin Shikaj, Kukës, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Durrës.

Ky shtetas u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Procedurat e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë së Kukësit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY