Masakra në shkollë në Teksas, qëllohen për vdekje 19 fëmijë. Mesazh i...

Masakra në shkollë në Teksas, qëllohen për vdekje 19 fëmijë. Mesazh i Joe Biden

46
0
Shares

19 fëmijë dhe dy të rritur u vranë gjatë të shtënave në një shkollë fillore në Teksas të martën, tha guvernatori Greg Abbott, raportuan mediat nderkombetare.

Sulmuesi, 19 vjeçari Salvador Ramos, po ashtu ka vdekur, tha guvernatori. Sulmuesi, një banor lokal, hapi zjarr në shkollën fillore Robb në Uvalde, qytet që gjendet afër 136 kilometra në perëndim të San Antonios.

“Ai qëlloi me armë dhe vrau në mënyrë të pakuptueshme 19 nxënës dhe një mësues”, tha guvernatori.

Sulmuesi, banor lokal, hyri në shkollë duke mbajtur me vete një armë zjarri, me gjasë një pushkë, dhe hapi zjarr, tha Abbott. Ai tha se sulmuesi me gjasë u vra nga zyrtarët policorë, por ende janë duke u zhvilluar hetime për të qartësuar këtë ngjarje.

Spitali Uvalde Memorial tha më herët se 13 fëmijë ishin transportuar me ambulancë ose autobus dhe një tjetër spital tjetër raportoi se një grua 66 vjeçe ishte në gjendje kritike. Ende është e paqartë sesa persona janë të plagosur nga të shtënat.

Shkolla ku ndodhi të shtënat ka afërsisht 600 nxënës. Autoritetet thanë se të gjitha shkollat në këtë zonë u mbyllën pas të shtënave.

Presidenti amerikan Joe Biden është deklaruar pas masakres në shkollë duke theksuar se shpreson që kurrë më nuk do t’i duhet t’i drejtohet kombit për ngjarje të tilla.

Duke komentuar ngjarjen në Teksas, Biden tha se në Shtetet e Bashkuara ka ndodhur një masakër.

“Nxënës të mrekullueshëm, të klasës së parë, tretë dhe katërt. E sa fëmijë të vegjël tjerë ishin dëshmitarë të asaj se çfarë ka ndodhur, kanë parë shokët e shoqet duke vdekur. Sikur të ishin në fushëbetejë për hir të Perëndisë”, shtoi Biden.

Të shtënat masive ndodhën në momentin kur Joe Biden po kthehej nga udhëtimi zyrtar në Azi.
“Ajo çfarë më ka goditur gjatë fluturimit 17-orësh, është se të shtëna të tilla masive ndodhin rrallë kudo në botë. Pse? Ata gjithashtu kanë probleme mendore, njerëz të humbur, por të shtëna masive kurrë nuk ndodhin me një numër kaq të madh në SHBA. Pse?”, porositi Biden.

Në fund të fjalimit, ai theksoi se është lodhur nga ngjarje të tilla, dhe se shteti duhet të veprojë.
“Si komb duhet të pyesim. Kur do t’i kundërvihemi lobimit të armëve? Kur do të bëjmë atë çfarë dimë të bëjmë”, shtoi presidenti amerikan.

Gjithashtu bëri të ditur se kanë kaluar 3.448 ditë, që kur sulmuesi i armatosur në vitin 2012 kreu masakër në një shkollë të mesme duke vrarë 26 persona – përfshirë 20 nxënës të vitit të parë.

Prej atëherë janë raportuar mbi 900 incidente që kanë lidhje me të shtënat nëpër shkolla. Biden shfrytëzoi rastin që t’i bëjë thirrje Kongresit amerikan që të miratojë ligje tjera për armët.

“Nuk mund të parandalojmë çdo tragjedi, por e dimë se masat e kufizuara të armëve veprojnë dhe kanë ndikim pozitiv. Ideja që një 18-vjeçar mund të futet në dyqan dhe të blejë pushkë, është shumë e gabuar”, tha në fund i pari i shtetit më të fuqishëm në botë.

Të shtënat në Teksas vijnë më pak se dy javë pasi një sulmues hapi zjarr në një supermarket në Bufallo të Nju Jorkut, duke vrarë 10 afrikano-amerikanë. Autoritetet thanë se sulmi në Nju Jork ishte krim i urrejtjes.

Qyteti Uvalde në Teksas është shtëpi e 16,000 banorëve. Ky qytet gjendet rreth 120 kilometra larg kufirit me Meksikën. BBC&AP

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY