Kryetari i Komisionit të jashtëm të PE David McAllister ka komentuar sot në një pyetje në lidhje me situatën në PD dhe zgjedhjen e Sali Berishës në krye të saj. Ndryhse nga nje tjetër deputet i CDU, Chrisbaum ai qëndroi neutral në lidhje me konfliktin në PD duke premtuar ndihmë për transformimin e saj.
Pyetje: Në maj të 2017 ia dolët që të ulnit në tryezë mazhorancën dhe opozitën, a jeni i gatshëm të negocioni për një opozitë?
David McAllister: Ishte përvojë ajo e 2017-ës, patëm nderin për të kaluar disa diferenca politike, i kam ndjekur zhvillimet në vend. Kam simpati për shqiptarët. Sot nuk kam mundësi që të bëj komente për negocimet brenda PD, të jeni të sigurtë se unë po i ndjek të gjitha zhvillimet në PD nga afër, do ta japim mbështetjen tonë që të tejkalohen ndasitë.
Pyetje: Të dielën PD kishte zgjedhje, ju i njihni, a do bashkëpunoni me Berishën?
David McAllister: Unë jam këtu si kreu i delegacionit për cështjet e jashtme, nuk është vendi për të komentuar zhvillimet brenda PD. Në Roterdam do të diskutojmë dhe zhvillimet në Shqipëri, unë këtu jam si kryetar i komisionit për cështjet e jashtme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/