Policia prangosi sonte 8 holandezë pasi rrahën në mënyrë të pamëshirshme një shqiptar. Tifozët holandezë ishin të dehur ndërkohë që besohet se edhe 45 vjeçari shqiptat ishte i dehur po ashtu.
“Te kafe “Europa” disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.
Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/