Ish-Drejtori i ASHK Sarandë, Andri Dhima ka ëënë qelinë sot pasi gjykata e Sarandës ndryshoi masën e sigurisë.
Gjyqtari Fatmir Ndreu ndryshoi sot masën e sigurisë për Dhimën nga “Arrest ne burg” në “Arrest në shtëpi”, gjatë një seance që u zhvillu sot pas kërkesës së ish-drejtrorit të ASHK për ndryshimin e masës së sigurisë.
Dhima, 34-vjec u arrestua ne 24 mars pas urdhër arrestit te Prokurorisë së Sarandës për “shpërdorim detyre” ne kuadër të operacionit “Heshtja 2”.
Ende vazhdojnë të jenë në qeli ish-zyrtarët e ASHK Sarandë Saimir Braho, Erliton Ymeri dhe Vasil Lango ndërsa në kërkim është ish-Drejtoresha Kozeta Statha.
Ata akuzohen për dhënien e certifikatave të jashtëligjshme për prona në bregdet. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/