Publikohet harta e bllokimit të rrugëve në Tiranë dhe në hyrje të...

Publikohet harta e bllokimit të rrugëve në Tiranë dhe në hyrje të qytetit

558
0
Shares

Policia ka publikuar zonën pa trafik, të dedikuar për këmbësorët e tifozët, si dhe zonat ku mund të qarkullohet me mjete të mërkurën me 25 mars.

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato tha se zona brenda Unazës së Vogël, do jetë pedonale vetëm për këmbësorët dhe do të ndalohet qarkullimi i mjeteve.

Po ashtu prej ditës së sotme nuk do lejohet asnjë mjet i tonazhit të rëndë që të lëvizë në rrugën Tiranë-Durrës, Durrës-Tiranë, Rinas-Tiranë, pjesën e TEG-ut në drejtim të Tiranës, Fushë-Krujë, krahu i Vorës do jenë rrugë të dedikuara vetëm për mjete që transportojnë tifozë që do marrin pjesë brenda stadiumit për të parë ndeshjen, ose që janë të organizuar për të ardhur për të parë ndeshjen në fan-zonat e përcaktuara.

Qato: Pjesa e dytë e kufizimeve ka të bëjë me Unazën e Mesme, e cila do i dedikohet mjeteve të tifozëve, të cilët kanë disa stacione të përcaktuara. Janë përcaktuar dhe parkimet. Janë përcaktuar Rruga e Kosovarëve dhe parkimet rreth kësaj rruge janë të dedikuar për tifozë italianë. Pjesa që ka të bëjë me dy krahët e Bulevardit Bajram Curri dhe Zhan D’ark janë të dedikuar për autobusë që transportojnë tifozët e Feynoord.

Po ashtu nuk do ketë asnjë lidhje hyrëse nga Unaza e Mesme në Unazën e Vogël. Të gjitha rrugët lidhëse do jenë të bllokuara dhe nuk do lejohet asnjë mjet për të hyrë. Do të lejohen vetëm mjete që shoqërohet nga policia, ekipet, personalitet VIP të përcaktuara nga UEFA që do të shoqërohen me eskortë të policisë, janë media e cila hyn nga rruga Dervish Hima. Pjesa tjetër që kanë bileta do hyjnë nga sheshi Shopen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY