Berisha dhe Ekonomi, çfarë thanë për drejtuesit e AMA-s

Berisha dhe Ekonomi, çfarë thanë për drejtuesit e AMA-s

38
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha, komentoi në Kuvend edhe raportin e Autoritetit të Medias Audiovizive.

“Si asnjëherë në ekzistencën e këtij institucioni, Edi Rama dhe Peng-Basha emërojnë si kryetar dhe zëvendëskryetar njerëzit më të besueshëm të tyre. Në vend që ai institucion të drejtohej nga përfaqësues relativisht të pavarur të medias, është e kotë të diskutosh se kurrë ndonjëherë nuk ka pasur një shkallë të tillë politizimi.

Me gjithë kërkesën dhe insistimit të medieve dhe institucioneve ndërkombëtare, që ky institucion të jetë i balancuar, të jetë më i pavarur dhe më i paanshëm.

Ndaj nuk ia vlen t’i kushtosh as dhe një minutë më shumë, institucionit të AMA-s, por do ndalem këtu me gjendjen dramatike që ekziston për mediat dhe fjalën e lirë në Shqipëri,” tha Berisha.

“Pra, kemi të bëjmë me një situatë dramatike, ku AMA ka shkallin e saj të përgjegjësisë. A e keni vënë re që këto ministra i nxjerr si gazetarë para medias, për të mos i lejuar të thonë dhe të pyeten. Kjo ndodh vetëm në Kanabistan. A keni konstatuar ndonjë ministre që të vijë në debate? E kanë të ndaluar.

Përballon debatet me njerëz të paguar. Deformimet këtu janë të një shkalle maksimale.

Unë e bëj thirrje gazetarëve për një aleancë të re, një aleancë për të vërtetat e mëdha të kombit, që t’i japim duart sa më shpejt këtij regjimi autokratik,” tha Berisha.

Në të njëjtën linjë me Berishën ishte edhe ministrja Milva Ekonomi e cila tha se AMA është në ekuilibër duke patur parasysh se edhe kryetarja edhe nënkryetarja kanë të njëjtat rrugë karriere. Ajo theksoi se Imeraj ka qënë 12 vite para zëdhënëse e PS, ndërsa Meta ishte këshilltare te kryetari i opozitës. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY