Shoqata ‘Çamëria’ dhe PDIU, dy kërkesa qeverisë për bisedimet me Dendias

Shoqata ‘Çamëria’ dhe PDIU, dy kërkesa qeverisë për bisedimet me Dendias

67
0
Shares

Shoqata PatriotikeÇamëriadhe PDIU kërkuan sot nga qeveria që të diskutojë me ministrin e Jashtëm grek Niko Dendias në lidhje me ligjin e luftës mes dy vendeve.

Deklarata:

Vizita e ministrit të jashtëm të greqisë Nikos Dendiasnë Tiranë është një rast i mirë dhe i përsëritur, qëqeveria shqiptare të diskutojë dhe të fusë në rrugën e zgjidhjes, çështje që prej kohësh kanë mbetur pa zgjidhje.

Shoqata PatriotikeÇamëriai bën thirrje qeverisëshqiptare, që pa komplekse, me reciprocitet dhe me argument të kërkojë:

1. Heqjen e “Ligjit të Luftësqë Greqia mban nëfuqi me Shqipërinë që nga viti 1940, pra që ngaLufta e Dytë Botërore dhe akteve nënligjore qëdo t’i hapnin rrugë, problematikave pronësorepër shtetasit shqiptarë të Çamërisë dhe më gjerë.

Nisur edhe nga situata gjeopolitike e krijuar në rajon, agresioni rus në Ukrainë dhe fakti që Shqipëria dheGreqia janë anëtarë të NATO-s, kjo çështje nuk duhettë zvarritet më.

U bënë 7 vjet që në çdo takim apo bisedime, pala grekepremton që do ta heqëLigjin e Luftës”. Tani ështëkoha që ky apendiks që nga Lufta e Dytë Botërore tëhiqet.

2. Trajtimin dhe futjen në rrugën e zgjidhjes tëÇështjes Çame, që buron si detyrim nga ligji7839, datë 30.06.1994 “Për shpalljen e datës 27 qershor si Dita e Genocidit ndaj shqiptarëve tëÇamërisë dhe Rezolutës së Parlamentit tëShqipërisë, datë 08.04.2004, “ Për zgjidhjen e Çështjes Çame dhe heqjen e “Ligjit të luftës”.

Trajtimi i Çështjes Çame nga pikëpamja historike, juridike, pronësore dhe e të drejtave të njeriut ështëdetyrim për qeverinë shqiptare, që buron nga vendimedetyruese të Parlamentit të Shqipërisë, referuar Ligjitdhe Rezolutës .

Nisur dhe nga situata në rajon dhe në frymen e dialogut, çështje si ajo e shelfit kontinental dhe zonaveekskluzive ekonomike; Njohja e Kosovës nga Greqia;Marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore tëemigrantëve shqiptarë jetojnë e punojnë Greqi;Trajtimi i tyre me reciprocitet do ishin një kontribut içmuar dhe direkt për marrëdhënie mira e fqinjësoreme Greqinë.

Ne mirëpresim dhe jemi vëmendshëm ndaj dialogutpër këto çështjeve rëndësishme do kapërceninngërçin e çështjeve historike duke hapur një kapitull ri midis dy vendeve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY