Kandidati për kreun e PD, Ibsen Elezi reagoi sot pas përfundimit të votimit dhe shpalljes së Sali Berishës në krye të PD.
Elezi tha se ka dhe një mesazh për ata që e presin ndryshimin nga kafja.
Elezi shprehet se përballja me të keqen do të duhet të jetë thelbi i politikës.
Postimi i Elezit:
Falenderim ! Se pari per ata qe me inkurajuan dhe votuan, shumicen pa i takuar dhe as njohur.
Se dyti per ate pjese te medias, gazetaret dhe opinionistet qe me inkurajuan.
Se treti per stafin tim modest prej 4-personash qe perballoi keto 10 dite fushate te ngarkuar dhe gjithe vezhguesit qe ndoqen procesin e votimit.
Kujtese ! Per ata qe mendojne se do vijne dite me te mira duke ndejur ne kafe apo si spektator para TV, ju them me keqardhje se jo vetem do e kalojne ashtu ne pritje jeten e tyre, por rrezikojne edhe brezin qe vjen.
Ata qe presin te arrijne diçka thjesht se i servilosen dikujt dhe apo ata qe presin se kur do vije dita e marrveshjes per ndarjen e karrikeve, duhet te kuptojne se nuk do i sherbejne dot as vetes dhe jo me te ardhmes se ketij vendi.
Ne themel te ecjes para eshte perballja me te keqen, aq me shume ne politike. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/