Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shkarkoi nga detyra pas 35 vitesh punë, prokuroren e Elbasanit, Elveta Murra.
KPK vuri në dukje se deklarimet e pasakta, të paplota dhe kontradiktore e nxirrnin prokuroren e Elbasanit me mungesë burimesh në disa transaksione financiare.
Avokati i Murrës, Koçi Mato i pranoi pasaktësitë në deklarime e dokumentacion, por kërkoi hapje hetimi duke thënë se provat e sjella tregonin ligjshmërinë e pasurisë së subjektit.
Elveta Murra e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1985. Ajo punoi prej më shumë se tre dekadash si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Elbasan. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/