Policia e Foerit po kreh këtë mbrëmje një numër të madh makinash në disa postblloqe në këtë qytet.
Po bëhet kontroll fizik i drejtuesve, verifikime të imtësishme të automjeteve dhe dokumentacionit, si edhe kontrolle për automjetet që mbajë xhama të errësuar.
Në terren kanë zbritur një numër i madh uniformash blu, ndërsa në epiqendër mbeten personat e përfshirë në ngjarje kriminale dhe ata të shpallur në kërkim e që lëvizin të armatosur.
Ende nuk ka rezultate nga ky aksion i policisë së Fierit, ndërsa gjatë këtyre ditëve të fundit është vënë re shtim i kontrolleve si në qytet ashtu edhe në periferi të qytetit.m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/