Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka konfirmuar se Partia Socialiste është tërhequr nga marrëveshja për zgjedhjen e presidentit duke treguar edhe arsyet që sipas tij e shtynë PS të tërhiqej.
“Siç e keni ndjekur në vazhdimësi angazhimin në këtë proces të presidentit, PD që në fillim u angazhua në mënyrë të sinqertë që t’i jepnim shqiptarëve Presidentin e Republikës. Negociatat u zhvilluan në mënyrë transparence, ne e bëmë këtë proces për të gjetur një figurë mbi palët në një proces gjithëpërfshirës që të jetë mbi palët. Për këtë arsye në hartuam një dokument për kriteret që i paraqitëm mazhorancës, për të pasur konsualitet mes palëve. Ju sqaroj fazat që ishin për të ndjkur në mënyrë strikte. Në dokument, hapat ishin të tillë dhe kriteret duhet të binim dakord që të ishin të vlefshme. Opozita parlamentare do të ecë në një proces identifikimi.
Sot ka pas një tërheqje nga ana e PS, ku qëndron kjo? Ne i vendosëm PS dokumentin ku ne do të zgjidhnim 4 kandidatura për President, PS do të zgjidhte dhe do të shqyrtonte 2 kandidatura dhe nga ato do të përzgjidhte kanidaturën më të mirë. Më pas kandidatura e përzgjedhur i nënshtrohet votimit në seancën plenare.
Ajo kandidaturë që do të ishte konsensuale për tu futur në seancë plenare do të kishte firmat tona dhe të mazhorancës. PS u tërhoq nga nënshkrimi dhe nuk pranuan konsensualitetin e procesit. Kjo është tërheqje. PS nuk mund të zgjedhë presidentin e ri me dy votat e Tom Doshit që është shpallur “non grata”, nuk ka dy mandate që sot janë në burg. Megjithatë ne u nisëm nga ideja për të krijuar proces konsensual por PS u tërhoq.
Shkelja e njëanshme e rregullave të procedurës. Një nga shkaqet mund të jetë dhe cilësia e kandidatëve tanë. Mund të jemi anatemuar për lojëra dhe qëndrime jo korrekte, po kandidaturat që u identifikuan në fazën e parë nuk janë as peng por njerëz me integritet. Teksa Rama pa se s’kishte asnjë shans për ti kapur apo joshur kandidatët ka bërë këtë gjë sot. Sepse ishin figura anti komuniste”, tha Alibeaj.
Alibeaj tha se ndjente keqardhje për shkak se ndryshe nga çfarë kishin rënë dakord në mbledhjen e mëparshme, PS nuk kishte pranuar të vazhdonte më tej me procesin pasi sipas tij, Rama nuk mund të kapte asnjërin nga figurat e propozuar nga PD.
“Nuk kam asnjë lloj keqardhje. Ne u nisëm për të krijuar një proces që mos të ishte një proces i dhomave të errëta por një proces në sytë e publikut. Për këtë arsye, besoj sot është e qartë se ne sot jemi parimorë. Keqardhja ime është se ne në atë mbledhje, në kryesi ramë dakord, ju e mbani mend se çfarë tha homologu im se ishte dakord me dokumentin tonë. Keqardhja është për faktin se Rama siç ka filluar ashtu do të vazhdojë. Unë ju thashë se ne do merrnim pjesë më së paku për të treguar fytyrën hipokrite të këtij pushteti. Nuk jam i lumtur që dolën parashikimet e mia”-tha Alibeaj.
Ndërkaq kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar pak pasi Enkelejd Alibeaj e akuzoi se prishi marrëveshjen për presidentin.
Balla u shpreh se në konferencën e kryetarëve është dakordësuar që opozita të propozojë emra me firmat e saj ndërsa shtoi se afati do të jetë deri të dielën në orën 16:00.
Ai shtoi se mazhoranca do të respektojë marrëveshjen me opozitën, duke iu lënë mundësinë këtyre të fundit që në raundin e dytë dhe të tretë të propozojnë ata kandidatin për president.
Balla: PS dhe grupi parlamentar i saj lidhur me propozimet që kanë ardhur nga grupi parlamentar i PD, kemi rënë dakort me ato kritere dhe parakushte të vendosura aty dhe sa u përket procesit tre gjera duhet të jenë themelore. E drejta e të gjithë paleve për të propozuar, në raundin e 2 dhe 3, grupi i PS nuk ka të drejtë të propozojë dhe nesë s’është zgjedhur, ai të zgjidhet në raundin 4 dhe 5 me kandidatura që duhet të vijnë nga grupi parlamentar i PS.
Jemi të gatshëm të negociojmë emra, por që procesi të ruajë integritetin e tij, që kandidati të mbështetet me firma vetëm nga opozita.
Kemi bërë edhe kalkulime sa kandidatë propozohen nga opozita, ata i kanë mundësitë për 2 kandidatë, deri të djelen ti depozitojnë 2 kandidaturat, jemi të gatshëm që të ulemi dhe të vlerësojmë mundësinë e votimit dhe do të vendosim ke do të mbështesim.
Kushtetuta është mbi cdo lloj marrevshje. Dini gje si mund te quhet kandidat nëse nuk është depozituar me 20 firma mbështetese. Kohen e keni për të mos humbur raundin e dyte. Ai duhet të ketë firmat mbështetes të opozitës.
Pas raundit të 3 të kemi të drejtë edhe ne të propozojmë. Fryma e atij dokumenti duhet të vleje deri në raundin e tretë, por me këto rregullime.
Unë jam këtu non stop, i shpreh dëshirën për të vazhduar komunikimin, ne do i qëndrojmë marrëveshjes, por besoj që opozita i ka të gjitha mundësitë për të sjell emrat. Le të vinë edhe me më shumë emra. Por nëse ti vë kusht ose zgjedh një nga këto 2 emra ose s’ka, ia ke heq të drejtën palës tjetër. Dakordësia është që të gjithë të kenë propozim, mazhoranca jo në raundin e 2 dhe të tretë. Do presim raundin e katërt. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/