Prishja e paktit të PS me disa deputetë të PD, Balla shkelmon...

Prishja e paktit të PS me disa deputetë të PD, Balla shkelmon marrëveshjen e arritur një ditë më parë

52
0
Shares

Deputeti i PD, Arbi Agalliu njoftoi sot se mbledhja e grupit parlamentar të PD, e planifikuar për ditën e sotme, ishte anulluar për shkak të ndryshimit të qëndrimit të PS sa i takon procesit të zgjedhjes së presidentit.

Pas ndryshimit të qëndrimit të PS lidhur me procesin e zgjedhjes se Presidentit, mbledhja e sotme e grupit nuk do të zhvillohet”, thuhet në njoftimin e Agalliut.

Duket se skenari kaq ka qënë i vlefshëm në mënyrë që opozita të duket edhe më e ndarë dhe ndërkaq PS e zgjedh vet Presidentin në raundin e katërt.

Disa deputetë të PD publikuan dje një liste me kandidatë për President që do t’ia paraqesë maxhorancës.

Por sot grupi parlamentar socialist shpërndau një deklaratë të shkurtër ku kujtonte se sipas sqarimit që kishte bërë dje, dakordësia mes palëve është që opozita të sjellë një emër në raundin e dytë dhe të tretë, i cili duhet të vijë me firma mbështetëse.

Kjo do të thotë se të hënën në Parlament, deputetët duhet të votojnë për një emër të ardhur me firmat e të paktën 20 deputetëve të opozitës.

“Dy dite me pare kemi rene dakord qe ne raundin e dyte dhe te trete ne nuk do propozojme kandidat dhe i takon opozites te propozoje. Propozimi per President duhet te vije dhe me firma mbeshtetese nga opozita. Nese presidenti nuk zgjidhet ne keto dy raunde, ne raundin e katert do te propozojme ne. Takimi ka qene publik dhe kjo eshte dakordesuar ne prani te mediave”, thuhet në deklaratën e PS-së.

Por nga ana tjetër, demokratët kanë reaguar përmes nënkryetares së grupit parlamentar, Oriola Pampuri e cila ka publikuar edhe njëherë pikën 4 të dokumentit të PD-së, sipas të cilës PS-ja ka rënë dakord.

“Dakordësimi i PS me dokumentin e PD për propozimin dhe nënshkrimin e firmave për kandidatin për president e përcakton qartë se emri final që propozohet për raundin e dytë duhet të ketë mbështetjen e të gjitha palëve ose e thënë qartë do të bashkëpropozohet. Zoti Balla në takimin dypalësh në sy të gazetarëve dhe kamerave, ra dakord që të pranojë fiks siç është dokumentin e propozuar nga grupi i PD”, shkruan Pampuri.

Në pikën 4 thuhet se “Një Komision i përbërë nga 6 anëtarë: 3 shumica parlamentare dhe 3 pakica parlamentare, shqyrtojnë 2 kandidatët e përzgjedhur dhe bien dakord për përzgjedhjen dhe propozimin e përbashkët të njërit prej kandidatëve. Kandidatura e përzgjedhur i nënshtrohet votimit në seancë plenare”.

Sipas saj “pra tashmë PS ka veç një zgjedhje: të mbështesë me firma kandidaturën e propozuar nga opozita dhe dakordësuar në negociata mes palëve. Rruga tjetër është po ashtu vetëm një: Të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të shkelë rregullat e dakordësuar prej saj. Këtë e përcakton qartë pika 6 e dokumentit të Grupit të PD: Shkelja e njëanshme e rregullave të procedurës i njoftohet zyrtarisht shumicës parlamentare dhe publikohet menjëherë. Në rast të mosriparimit të shkeljes ose në rast të shkeljes së përsëritur të tyre, opozita parlamentare tërhiqet nga pjesëmarrja e mëtejshme në proces duke treguar publikisht edhe shkakun”. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY