Berisha alarmon: Borxhi 107%, FMN të marrë në vëzhgim të plotë gjendjen...

Berisha alarmon: Borxhi 107%, FMN të marrë në vëzhgim të plotë gjendjen ekonomike financiare,

49
0
Shares

Ish kryeministri Berisha kërkoi sot nga FMN të marrë nën vëzhgim të plotë gjendjen financiare të vendit ndërkphë që borxhi publik ka shkuat në 107%.

”Borxhi 107%, FMN të marrë në vëzhgim të plotë gjendjen ekonomike financiare, përndryshe, Shipëria ecën e sigurt drejt një kolapsi të rrezikshëm ekonomik me problem madhore në një të ardhme të afërt”, tha Berisha gjatë një konference për shtyp vetëm dy ditë para votimit për kreun e PD.

Berisha përshëndeti edhe lërkedënne FMN FMN për shkrirjen e Bordit të Transparencës. “Çdo javë kam denoncuar bordet e turpit të cilat janë shndërruar në parzmore të korrupsionit qeveritar dhe klientelës së qeverisë”, tha Berisha.

Në vijim ai tja se vetëm për festivitet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave janë marrë 700 milionë lek, i janë dhënë Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Tiranë në kulmin e krizës, në kulmin e rritjes së çmimeve.

Berisha ishte kritii edhe me aksionin e policisë dhe SPAK. “Qeveritarët qëndrojnë pas banditëve. Kreu i SPAK tha se nuk ka rrjedhje, nuk ka dekonspirim, vetëkuptohet që nuk ka hetim”, tha ish kryeministri.

Ai komentoi sërisj deklaratën e Edi Ramës në Bruksel “Do shohim drejtimin”, duke deklaruar se nëse ai mendon se mos hapja e negociatave është një autorizim për të ndryshuar drejtimin e vendit, do të përballet me rezistencën më të fuqishme të shoqërisë shqiptare të organizuar nga Partia Demokratike.

“Mos hapja e negociatave nuk është muri bullgar, janë muret e krimit, vjedhjeve dhe drogës”, tha ai. a.b

Deklarata e plotë e Berishës:

Një blof i madh mbushi dje faqet e mediave digjitale dhe të shkruara dhe studiot televizive. Një operacion që ishte disfatë dhe që u shpall sukses i madh në të cilën nga 32 urdhër arresti janë arrestuar gjithsej 7-8 ushtarë, kurse bosët që të gjithë u larguan pas u njoftuan për në drejtime të paditura.

Pse them unë u njoftuan?

Unë nuk kam të dhëna se morën mesazhe, se edhe kjo nuk përjashtohet, se morën telefonata nga narkopolicia apo prokuroria, apo institucionet e tjera. Por një të dhënë e kanë të gjithë shqiptarët. Disa ditë më parë u bë publike se Dumani, një vrasës serial është bërë i penduar. Nëse Prokuroria dhe kushdo tjetër është i interesuar të gjejë dekonspirimin ky është akti më madhor i dekonspirimit,. Të gjithë ata që e dinin se kishin bërë porosi te Dumani, apo Dumani dinte aferat e zeza të tyre, sigurisht lehtë e lehtë morën arratinë dhe u zhdukën.

Askush nuk mund të thotë dhe është absurde se kjo ishte e paqëllimshme. Ky njoftim ishte shumë i qëllimshëm sepse çdo bos, prapa çdo bosi qëndron një qeveritar, qëndrojnë lidhjet direkte të Edi Ramës, qëndrojnë lidhjet direkte të prokurorëve, të policisë e me radhë. Nuk ishte rastësi kjo që ndodhi. Ky është tjetër, pra, ajo që duan dhe iu servirin shqiptarëve si një sukses, ajo ishte një blof. Unë mbështes çdo akt dhe përpjekje për ndëshkimin e krimit, por dënoj me forcën më të madhe bashkëpunimin me krimin të këtij shteti, përfshirë Edi Ramën.

Çfarë e nxori Edi Ramën dje për të përsëritur fjalët e kryetarit të SPAK dhe drejtorit të Policisë? Çfarë e detyroi atë? E detyruan lidhjet me bandat dhe krimin, e asgjë tjetër. Në vend që si kryeministër të denonconte lajmin që u bë publik. Nuk ka nevojë t’u çosh SMS, apo t’i marrësh me telefonin pa kartë. Mjafton lajmi që Dumani është penduar dhe ajo që e përforcon 100% këtë është deklarata e djeshme e kreut të SPAK se Dumani nuk është i penduar i drejtësisë. Unë këtë deklaratë e marr për të vërtetë, sepse ai nuk mund të gënjejë në këtë mënyrë. Ai deklaroi se Dumani nuk është e vërtetë që është i penduar i drejtësisë.

Pra, për t’u njoftuar bandat kishte një rrugë, t’u thuhej atyre se Dumani po flet. Dhe ju jeni të gjithë të arrestuar mbi bazën e dëshmive të tyre. Ky është një akt shumë i rëndë, kriminal. Natyrisht nuk ka kush ta hetojë, sepse kur kreu i SPAK thotë se nuk ka rrjedhje, nuk ka dekonspirim, vetëkuptohet se nuk na hetim. Se ai e di, siç e dini edhe ju që qeveritarët qëndrojnë prapa këtyre banditëve, këtyre kapove. Janë shumë të qarta këto.

Sot, në Shqipëri është presidenti i Këshillit Europian. Unë e përshëndes vizitën e tij, por ajo çfarë duhet të shtoj është kjo: Falenderoj gjithashtu se një vizitë është mbështetje, inkurajim, por përpjekja e Edi Ramës për të paraqitur murin bullgar si pengesë për hapjen e negociatave për Shqipërinë, janë fund e krye trillime. Nuk është muri bullgar, është muri i krimit, i vjedhjeve, i drogës, ato që qëndrojnë në të vërtetë si faktorë që mbyllin dyert e Shqipërisë për hapjen e negociatave. Megjithatë unë jam këtu për t’i bërë thirrje BE e vendeve anëtare. Së pari, të hapin negociatat me Shqipërinë, siç tregonte me objektivitet rezoluta e PE, të cilën unë e përshëndes, Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet, por mendoj se hapja e negociatave dhe qëndrimi në kapitujt përkatës për kushtet është mënyra më e drejtë, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të vetëdijesohen se ku qëndron shkaku i vërtetë i bllokimit të procesit të integrimit për ata, tek mosplotësimi i kushteve.

Ndaj dhe unë uroj dhe shpresoj të predominojë ky mendim i cili në një farë forme të tillë është shprehur edhe një vit më parë nga Bundestagu gjerman. Mos hapja e negociatave është një akt me pasoja të rënda, qoftë për vendin, qoftë për rajonin. Se në një anë themi që perspektiva është, nga ana tjetër negociatat nuk hapen. Faktikisht çdo vit e më shumë zgjerohet mbështetja për konceptin tjetër të partneritetit dhe ky në vlerësimin tim nuk është një praktikë apo koncept që ka interes për Shqipërinë, por as për Europën.

Së dyti, unë theksova se shkaku i vërtetë i mos hapjes së negociatave, nuk është muri bullgar, jo, janë muret e krimit, vjedhjeve dhe drogës. Megjithë këtë them se në mendimin dhe analizën time është gabim çiftimi i vendeve. Procesi i integrimit është proces individual. Ndjej keqardhje që tre vite më parë Maqedonia nuk iu hapën negociatat vetëm për shkak të Shqipërisë, siç ju kujtohet. Edhe sot Maqedonia i ka treguesit shumë më mirë se Shqipëria, kjo është e njohur. Tani del problemi me Bullgarinë. BE ka një parim sipas të cilit duhet të zgjidhen sherret. Vendet që të ecin drejt integrimit duhet të zgjidhin sherret me fqinjët. Dakord, Shqipëria nuk ka ndonjë sherr për të eksportuar në BE.

Në këtë kontekst nuk ka asnjë interes çiftimi, sepse çiftimi veçse krijon një rreth vicioz me këta qeveritarë të papërgjegjshëm që ka Ballkanit, me këta qeveritarë të lidhur me mijëra fije me krimin. Popujt e këtyre vendeve shkojnë poshtë dhe më poshtë dhe rruga e vetme për mua për të ndikuar në standardet dhe kriteret është hapja e negociatave, pastaj sipas performancës të bëhen edhe hapat.

Ju e dini që kemi firmosur një mocion me debat për deklaratën që ka bërë në Bruksel Edi Rama se do të shohim drejtimin, unë e them këtu dhe e deklaroj se ajo do të jetë një çështje nëse ai mendon se mos hapja e negociatave është një autorizim për atë për të ndryshuar drejtimin e vendit, do të përballet me rezistencën më të fuqishme të shoqërisë shqiptare të organizuar nga Partia Demokratike. Nuk kam qenë ndonjëherë dhe nuk jam që të bëhet politika e jashtme në rrugë dhe me protesta, por një tentativë e tillë nuk do të njohë kufi dhe nuk do të mund të ndodhë kurrë.

Një çështje tjetër që do të sjell para jush është deklarata e FMN. Unë e përshëndes atë deklaratë. Unë çdo javë kam denoncuar bordet e turpit, bord që janë shndërruar në parzmore të korrupsionit qeveritar dhe klientelës së qeverisë. Vendet e lira kanë të qartë se çdo rritje e çmimeve duhet të shoqërohet me indeksimin e tyre, është një ligj pothuajse sine qua non. Diktaturat, autokracisë ndjekin praktika krejt të tjera, siç është kontrolli që bën Edi Rama me një grusht biznesmenësh, ka krijuar bordet për të hequr përgjegjësitë e veta, për të legjitimuar rritje çmimesh krejtësisht të pamotivuara, për të larë duart ndaj çdo lloj ndihme për qytetarët të cilët po shkojnë drejt mungesave të mëdha në ushqime dhe ilaçe. Unë e falënderoj fondin për këtë. Sikundër u bëj thirrje institucioneve Bretton Woods, të ndërhyjnë me urgjencë për çështjen e borxhit të kësaj qeverie të papërgjegjshme. Borxhi dhe detyrimet e kësaj qeverie kanë arritur në 107% dhe nuk ka asnjë kufizim në shpenzimet e luksit, shpenzimet abuzive të qeveritarëve. Vetëm për festivitet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave janë marrë 700 milionë lekë, 7 milionë euro janë dhënë Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës, në kulmin e krizës, në kulmin e rritjes së krizës. Ka ardhur koha që të zbarkojnë dhe të rikonsiderojnë largimin nga artikulli 4 dhe marrja në vëzhgim të plotë të gjendjes ekonomike e financiare nga FMN. Përndryshe, Shqipëria po ecën e sigurt drejt një kolapsi të rrezikshëm ekonomik me probleme madhore, në një të ardhme të afërt.

Këto ishin çështjet që unë desha të sjell para jush. Ndërkohë mbetem i hapur për çdo pyetje tuajën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY