Bordi i Transparencës ka ulir çmimet e naftës dhe benzinës duke nisur nga ora 18:00 e ditës së sotme.
Nafta do të shitet me 229 lekë/liter, po ashtu edhe nafta do të shitet me të njejtin çmim.
Ndërkohë sipas vendimit më të fundit të Bordit të Transparencës, gazi do të shitet me 90 lekë për litër.
“Bordi i Transparencës në datë 19 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 229ekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 217lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 217 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet”, thuhet në njoftimin e Bordit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/