PD, kallzim penal për kryetarin e gjykatës së Tiranës dhe kancelarin e...

PD, kallzim penal për kryetarin e gjykatës së Tiranës dhe kancelarin e saj

77
0
Shares

PD vendos të pafisë penalisht kreun e gjykatës së Tiranës dhe kancelarin e saj për shkak të refuzimit të vënies në dispozicion të vendimit që mori pak ditë më parë gjyqtarja Blerina Muca duke pranuar një ankim të Akibeajt.

Deklarata e PD:

Në vijim të qendrimit te bere publik nepermjet deklarates se ditës se diel, dhe ne mungese te reagimit ligjor dhe institucional nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, Partia Demokratike e Shqiperise ka paraqitur sot kallzim penal ndaj kryetarit dhe kancelarit te gjykates se Tiranes, te cilet ne menyre te qellimshme ende nuk i komunikojne zyrtarisht Partise Demokratike vendimet gjyqesore te cilat cenojne interesa te ligjshem te saj.
Partia Demokratike ben thirrje per organet ligjzbatuese qe te hetojne dhe vene para pergjegjesise ligjore kedo i cili me veprime te paligjshme tenton te ndikoje proceset ligjore ne shqyrtim nga gjykatat, pavaresisht pozicionit qe mban! a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY