Restorant “Odeon2” që ndodhet në Radhimë, u hodh në erë gjatë natës duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Lokali ishte marrë me qera pak kohë më parë, nga një person nga Elbasani, ndërkohë që shpërthimi i kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm e ka shkatërruar pothuajse plotësisht biznesin.
Mësohet se pronari i lokalit është Gjik Novruzi, ndërsa personi që e kishte marrë me qera Sadrit Shabani.
“Rreth orës 02:30, në fshatin Radhimë,Vlorë, në lokalin e shtetasit Gj. N., të marrë me qira nga shtetasi S. Sh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuare eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.”, njofton policia e vlorës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/