VENDIMI/ 25 maji, ditë pushimi në Tiranë

VENDIMI/ 25 maji, ditë pushimi në Tiranë

107
0
Shares

Qeveria ka caktuar sot si ditë pushimi 25 majin për shkak të pranisë së madhe të tifozëve që do ndjekin finalen e Konferenca League qe do luhet në Air Albania mes një skuadre italiane dhe një hollandeze.

Vendimi është vetëm për zyrtarët në Tiranë.

Vendimi:

CAKTIMIN E DITËS SË MËRKURË, DATË 25.5.2022, DITË PUSHIMI

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Caktimin e ditës së mërkurë, datë 25.5.2022, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore, të institucioneve me seli në Qarkun e Tiranës, me përjashtim të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, shërbimit zjarrfikës, dhe punonjësve të sistemit shëndetësor.

2. Dita e punës e datës 25.5.2022 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY