Ekzekutimi i Arben Mërkurit, kush ishte Maneci që u arrestua nga policia...

Ekzekutimi i Arben Mërkurit, kush ishte Maneci që u arrestua nga policia në 2016 për rrahjen e biznesmenit libanez

323
0
Shares

Biznesmeni libanez pas rrahjes së rëndë nga Maneci me dy miqtë e tij

Arben Mërkuri, 48 vjeçaro i ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Sukth të Durrësit, njihet si person me precedentë të theksuar kriminalë në qytetin ku jetonte.

Në vitin 2016-të ai së bashku me Landi Muharremi (i njohur si Rrumi i Shijakut) dhe Skënder Krahjan u arrestuan pasi dhunuan biznesmenin libanez të ndërtimit, Faadi Mitri.

Ngjarja ndoodhi në vitin 2016, në kryqëzim të Laknasit, autorët i prenë rrugën me makinë biznesmenit libaznez i cili udhëtonte pasagjer në një makinë me të shoqen e vajzën e tij kur u përplas qëllimisht me një tjetër autoveturë tip “Tuareg”. Pas përplasjes, personat kanë nisur ta qëllojnë, derisa e kanë lënë të plagosur rëndë biznesmenin libanez që përfundoi në spital.

Në lidhje me vrasjen e Merkurit që mbante po ashtu edhe mbiemrin Ismaili, autorët kanë qenë dy persona të cilët u larguan me një benz “GLE” ngjyrë gri menjëherë pasi qëlluan me breshëri ndaj 48 vjeçarit. Dy plumba i kanë sjellë atij vdekjen.

Pista kryesore e hetimeve mësohet se mund të jetë prishja e pazareve të drogës dhe përplasja mes grupeve kriminale të qytetit të Durrësit.

Janë shoqëruar në komisariat, disa persona të cilët ishin dëshmitarë gjatë momentit kur u ekzekutua 48 vjeçari. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY