Berisha: Rama me pseudopozitën po zgjedhin një President farsë

Berisha: Rama me pseudopozitën po zgjedhin një President farsë

41
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot bë Berat se demokratët janë ngritur për të shpëtuar PD, teksa tha se misioni i tij është që të shpëtojë Shqipërinë. Ndër të tjera Berisha tha se Shqipëria është bërë rruga kryesore e heroinës në BE.

“U katandis në një forcë politike që nuk mbronte idealet e demokratëve. Më shumë se çdo gjë tjetër pazaret e pandershme të ish-kryetarit Lulzim Basha dhe një grusht drejtuesish të saj. Kaluam 9 vite të vështira dhe të pamerituara.

Të vështira se patëm një qeverisje në fakt në kuptimin më të vërtetë të fjalës, me anti-popullore dhe më anti-kombëtare që nga ditët e zeza të diktaturës deri sot. Një qeverisje e cila siç dihet kalonte nga skandali në skandal.

Patëm një qeveri e cila sipas të gjitha treguesve e shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të rajonit për rekordet e saj të zeza. Shqipëria është bërë rruga e heroinës. Shqipëria është ruga kyesore, siç e keni parë Porti Durrësit është kthyer në rrugë pë kokainën. Rama flet për kanabisin më me pasion se për grurin, ullirin, arrat apo drrurët frutorë.

Opozita dhe pazaret e saj nuk ngjallte shpresë kur ju vinit nga Berati, Skrapari për të protrestuar. Kjo është e verteta në fjalimin e liderit nuk përmendej asnjëherë emri i kundërshtarit. Dhe pas kësaj kryetari ish-kryetari do angazhohej për llogori të qeverisë. Ju jeni misonar të vërtetë.

Çfarë nuk u bë që lëvizja jonë të shuhej. Ishte revolucion lëvizja jonë. Pa përmbushur misonin e saj kurrrë nuk do të ndalet. Misionarët nuk mposhten kurrë dhe ju jeni misionar dhe qëndruat të pamposhtur. Misioni ynë është shpëtimi i Shqipërisë” tha Berisha.

Berisha nga Berati ka deklaruar se Rama me pseudo-opozitarët e tij po realizon një proces farsë. Ai ka shtuar se Presidenti duhet të zgjidhet nga një procedurë dinjitoze siç parashikohet nga Kushtetuta e vendit.

“Ftoj çdo demokrat dhe demokrate të qarkut të Beratit, ditën e diel të merrni pjesë në procesin e votimit për kryetarin e PD, të votoni të lirë, të votoni të lirë në ndërgjegjen tuaj. Të votoni për të bërë kontrastin më të madh midis procesit tuaj, burra dhe gra, djem e vajza me ideale të larta fisnike dhe farsës së turpshme që po zhvillon Edi Rama me pseudo-opozitarët me procesin e zgjedhjes së presidentit të republikës, i cili duhet të jetë një njeri i nderuar dhe meriton të zgjidhet jo me një farsë, por me një procedurë dinjitoze siç parashikon Kushtetuta e vendit”, tha Berisha. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY