Bordi i transparencës rrit çmimin e benzinës, për herë të parë në...

Bordi i transparencës rrit çmimin e benzinës, për herë të parë në krizë kalon çmimin e naftës

46
0
Shares

Bordi i transparencës ka rritur sot cmimin e benzinës pasi kanë gjetur se të makinat e benzinës ende kanë rezerva për të paguar mbi çmimin e tregut kompanitë e naftës që urdhërojnë bordin e transparencës.

Është rritur çmimi i benzinës në 237 lekë nga 234, ndërsa nafta ka pësuar ulje në 234 nga 237 lekë. Gazi mbetet i pandryshueshëm në 90 lekë litri.

Bordi i Transparencës në datë 18 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 234lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 222lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 237 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY