Kreu i SPAK, Arben Kraja tha sot gjatë raportimit në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian se po kryhen 282 hetime pavarësisht se numri i prokurorëve është i pamjaftueshëm.
“Në 4-mujorin e parë janë në hetim 282 procedime penale me 131 persona për vepra penale të korrupsionit si dhe për veprat penale të parashikuara nga neni 257 dhe 328 që do të thotë deklarimi i rremë i funksionarëve dhe korrupsioni në fushën e zgjedhjeve.
Hetim proaktiv është koncept i gjerë, që po heton pa e ditur tjetri që po e heton. 80 % të rasteve që kemi në dorë janë hetim proaktiv. Nëse i referohemi shifrave, janë nën hetim 832 vepra penale për korrupsion.
Për të njëjtën periudhë janë dërguar për gjykim 11 procedime penale me 36 të pandehur për të njëjtat vepra penale.
Në lidhje me veprat penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë në periudhën fundviti 2021-fillimviti 2022 në mënyrë specifike përmendim hetimet ndaj disa zyrtarëve të lartë me statusin e ish-ministrit, deputetit që hetohen me veprën penale të korrupsionit dhe pastrimin e parave. Në raport janë 3 ish-kryetarë bashkie që lidhen në kategorinë e zyrtarëve të lartë”, tha ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/