PREZANTIMI/ Programi IPARD III, financim për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale

PREZANTIMI/ Programi IPARD III, financim për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale

39
0
Shares

Është prezantuar sot programi IPARD III, financim për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale.

IPARD III është programi i BE për mbështetjen e bujqësisë, agropërpunimit dhe agroturizmit, i cili u prezantua sot dhe që do të financojë 146 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare.

Programi IPARD III për Shqipërinë (2021-2027) u miratua nga Komisioni Europian pas përthithjes së fondeve të IPARD II nga ana e Shqipërisë.

“BE ka rritur angazhimin ndaj bujqësisë shqiptare duke miratuar në Bruksel buxhetin për programin IPARD III, një proces mjaft irëndësishëm ardhur pas një pune shumë të madhe, një buxhet qëshkon 112 milion euro nga pala europiane. Së bashku me financimin e qeverisë shqiptare prej 34 milionë euro e çon këtëprogram në 146 milionë euro.” – informoi Ministrja e Bujqësisëdhe Zhvillimit Rural Frida Krifca në takimin prezantues mefermerë, agropërpunues, përfitues të skemës së financimit, si dhe partnerë europianë në sektorin e bujqësisë.

Ajo ndau lajmin se “Në Programin IPARD III ne shkojmë drejt akreditimit për 9 masa financimi. E vëmë këtë program në funksion tëobjektivave tona të zhvillimit, drejt një bujqësie të qëndrueshme, por të përafruar me politikat e BE, duke e bërë kështu Shqipërinë vendin e vetëm në rajon që adopton sot 9 masa financimi për këtë program.

Kryeministri Rama, në fjalën e tij e vlerësoi financimin si njërrugë të hapur drejt suksesit për të gjithë sipërmarrësit në fushën e bujqësisë. “Me këtë financim të tretë masiv të BE hapet një rrugë edhe më e gjerë për të gjithë ata që do të donin të zhvillonin më tutje sipërmarrjen. Kjo që po ndodh është një risi e jashtëzakonshme ne jetën rurale të vendit tonë.” a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY