‘Zyrtarja’ në Vlorë, 2500 euro për një nder te qeveria. Joana shpallet...

‘Zyrtarja’ në Vlorë, 2500 euro për një nder te qeveria. Joana shpallet në kërkim

56
0
Shares

Një 27 vjeçare nga Vlora është shpallur në kërkim nga policia pasi mashtronte në këmbim të premtimeve për punë. Ai përfitonte deri në 2500 euro.

“Pas transmetimit të mbrëmshëm, të një rasti në emisionin investigativ “Stop”, gjatë të cilit një shtetase mashtronte, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash,  persona të ndryshëm dhe nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve zyrtare u premtonte atyre vënde pune ose favore të ndryshme, ju sqarojmë se:

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim shtetasen Joana Boçaj, 27 vjeçe, banuese në lagjen “Lirimi”,Vlorë”, njofton policia.

Vijon puna për kapjen e saj.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY