Ibsen Elezi: “Edi Ramën nuk e duan më njerëzit por Berisha po...

Ibsen Elezi: “Edi Ramën nuk e duan më njerëzit por Berisha po krijon ushtri të shpërndarë”

94
0
Shares

Kandidati për kreun e PD, Ibsen Elezi ka mbajtur një takim me anëtarë të partisë Demokratike në Fier dhe në Vlorë nfërsa vijoi kritikat e tij ndaj Berishës dhe platformës së tij.

I pranishëm në krah të Elezit në Fier ishte edhe deputeti i PD, Luan Baçi.

Elezi ndër të tjera, theksoi se Berisha nuk ishte konservator siç e përmend shpesh në takimet e fundit dhe se ndarjet brenda PD janë si ushtri e shpërndarë.

“Me këtë turmë që ka marrë Sali Berisha dhe me këtë ushtri të shpërndarë që pondërton vetëm po gënjejmë veten sërish. Mua më vjen shumë keq ta them por ne nuk arrijmë dot ta tundim Edi Ramën me themele kur në fakt ky ifundit është i shkundur nga pakënaqësitë që ka shkaktuar mes njerëzve. Nuk e duan me njerëzit atë.

Sa i përket temës së konservatorizmit. Që të jesh konservator duhet të duash tranditat e vendit, siç ne kemi traditë kuvendimin. Te kjo e konservatorizmit, unë e di se doktori nuk është konservator edhe nuk jam shqetësu shumë, por unë nuk mund t’i them tani, ose do të na thuash jam konservator ose na thuaj që nuk jam. Konservatorët kanë një rregull, nuk fantazojnë kot. Ata e dinë se nuk bëhen dot plane me njerëzit. Komunizmi bëri plane me njerëzit, por dështoi”– u shpreh Elezi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY