Gjyqtarja Elona Toro do të shqyrtojë ankimimin e Alibeajt por edhe ankimimin për vendimin për ankesën e Alibeajt bërë nga Rithemelimi që lidhet me vendimin e dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit.
Vendimi për caktimin e Toros u mor me anë të shortit nga gjykata e Apelit.
Pjesë e trupit gjykues do të jenë edhe,gjyqtarja jyqtare Edlira Petrin dhe gjyqtar Genti Shala.
Nëdatën 10 maj, Komisioni i Rithemelimit kërkoi pezullimin dhe më pas shkarkimin nga posti të gjyqtares, Blerina Muça e cila pranoi ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj lidhur me vendimin e dhënë nga Agron Zhukri për njohjen e kuvendit kombëtar të 11 dhjetorit. Rithemelimi argumenton se është shkelur ligji pasi deputeti i PD nuk ishte palë në procesin gjyqësor. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/