Ilir Meta i kërkon SPAK-ut ta hetojë, denoncon marrëveshjen e 17 majit...

Ilir Meta i kërkon SPAK-ut ta hetojë, denoncon marrëveshjen e 17 majit Basha-Rama

41
0
Shares

Presidenti Ilir Meta tha sot në një konferencë për shtyp se Rama dhe Basha bënë një marrëveshje më 17 maj 2017, pjesë e së cilës ishte edhe falja e pushtetit vendor Edi Ramës.

Meta kërkoi nga SPAK që të hetohej duke theksuar se nuk i ka bërë bisht drejtësisë asnjëherë.

Pas 24 korrikut është e sigurt që Ilir Meta dhe jo vetëm dhe me mijëra shqiptarë do të shkojnë te SPAK-u me fakte dhe prova për të gjithë mullarët e korrupsionit të lartësohen çdo ditë. Ai bën thirrje të hetojnë Ilirin dhe Saliun, po kush i ka penguar ata gjatë këtyre viteve?”, tha Meta.

ai.

Duke folur për marrëveshjen e 17 majit 2017 Meta tha se ishte në errësirë të plotë.

” Ajo marrëveshje e realizuar 5 vite më parë në errësirë është ekspozuar në dritën përvëluese të diellit për çdo qytetar të Shqipërisë.

Ajo ishte një marrëveshje kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që u zhvilluan në kundërshtim me kushtetutën dhe kodin zgjedhor, por ajo vijoi edhe gjatë gjithë fushatës zgjedhore dhe më pas.

Ajo vijoi edhe përgjatë 5 viteve, dhe ende gëlon. Ishte pjesë e marrëveshjes së 17 majit, edhe djegia e qëllimtë e mirëkordinuar e mandateve parlamentare të opozitës, duke i garantuar kapjen e pushtetit dhe të institucioneve të pavarua që zgjidhen nga Parlamenti. ishte pjesë e marrëveshjes edhe bojkoti i zgjedhjeve vendore duke i dhuruar parti-shtet kontrollin mbi bashkitë dhe këshillat bashkiake. Ishte pjesë e asaj marrëveshje që t’i lehtësohej puna qeverisë“, tha ai.

Presidenti tha se Rama dhe Basha po ashtu ishin marrë vesh që të kapej ekonomia shqiptare nga një grup oligarkësh. Presidenti tha se 17 maji i ardhshëm do të jetë ndryshe, pasi opozita nuk do ta harrojë atë marrëveshje.

Në 5 vite përfituan një grusht oligarkësh, ndërsa humbi familja e thjesht shqiptare“, tha Meta.

Në lidhje me shkrimin e gazetëd austriake për 700 mijë dollarë për një takim me Trump?”, Meta tha se t’i padis, nuk kam paguar asnjë qindarkë për asnjë foto, isha i ftuar bashkë me Vasilin

“E kam parë atë shkrimin pa emër, për presidentin e një vendi. Nuk është gjë tjetër veçse një ripërtypje në publik e disa shpifjeve të bëra nga revista Father Johns. Sa i përket LSI, keni deklaratë nga Sulçe për atë periudhë, në 2017. Përgjigjet janë shumë të sakta. Për sa më takon mua. Ja ku I keni që të 2018, një gazetar i Fax News, më ka bërë pyetje dhe përgjigja është e qartë, që ishte mashtrim. Unë kam marrë pjesë si kryetar i Parlamentit, bashkë me Vasilin, me ftesë të organizuesve. Duket qartë që nuk kemi asnjë lidhje me atë mashtrim…Nuk ka gjë që nuk verifikohet…I kam paditur, nëse nuk do të isha president, nuk do t’i padisja sepse kështu shpifjesh bëhen përditë. Do të shkojnë në gjyq dhe ka garë të madhe mes studiove avokatore në Vjenë që të më përfaqësojnë në gjyq. T’i nxjerrin me emër gjithë ata që kanë mashtruar, jo vetëm gazetën por edhe atë pjesë të opinionit që mund ta ketë lexuar”, tha Meta. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY