Policia ka dhënë detajet e para në lidhje me atentatin që u në në Lezhë këtë mbrëmje.
Brenda makinës ndodheshin dy persona, Blerim Preçi dhe Klisman Preçi, kushërinj. Nga të shtënat nuk ka pasur persona të plagosur.
ABC mëson se autorët i janë afruar me një makinë tjetër dhe në momentin që kanë krijuar distancën e nevojshme kanë hapur zjarri me breshëri ndaj makinës së 30-vjeçarit nga Miloti.
Preçi sapo ka dëgjuar të shtënat ka devijuar rrugën në tentativë për tu shpëtuar plumbave dhe për pasojë makina është përplasur.
“Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P.dhe K.P.
Për pasojë nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, raporton policia e Lezhës.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/