Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë dy paralajmërime të forta gjatë një intervistë të dhënë për “AbcNews”, duke deklaruar se arrestime të bujshme do të bëhen pas rrëfimit që ka bërë Nuredin Dumani në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
“Janë disa prokurorë në Elbasan mesa di unë. Nuk është vetëm ai, kanë patur këto çështje. Hetimi për Dumanin nisi nga Elbasani dhe kaloi në SPAK. Do të ketë zhvillime shumë shpejt, do ketë arrestime të bujshme. Ka dhënë shumë informacione të rëndësishme. SPAK ka marrë shumë informacione për shumë krime, ka atentate në Elbasam, Kavajë, Durrës, Fier, Vlorë madje dhe në Shkodër. Është një grup krillerash që do zbërthejnë shumë ngjarje të rëndësishme. A do e gjejnë Talo Çelën? Nuk ka për të folur më. Nuk do e kemi më shansin për të folur e dëgjuar Talo Çelën. Ndoshta do ta sqaroj njëherë tjetër,”-tha Hoxha.
Por pse nuk do të flasë me Talo Çela, i ka ndodhur ndonjë gjë, apo do ka diçka tjetër që ende nuk e dimë?
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/