Negociata intensive për zgjedhjen e Presidentit. Më 15 mësohet emri që kandidon

Negociata intensive për zgjedhjen e Presidentit. Më 15 mësohet emri që kandidon

40
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla do të zhvillojë një takim me krerët e grupeve parlamentare të tjera sot në vijim të negociatave për Presidentin.

Negociatat do të nisin që nga ora 9 deri në orën 11, pasi takimet do të zhvillohen “kokë më kokë”.

Në orën 09:00 pritet që të diskutohet mes kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla me Mesila Dodës. Më pas në orën 10 do të zhvillohet takimi me Fatmir Mediun i cili përfaqëson Aleancën për Ndryshim.

Në orën 11 do të zhvillohet takimi me Enkelejd Alibeaj, të cilin mazhoranca e njeh si kreun e grupit parlamentar të PD-së.

Pas debateve në konferencën e kryetarëve, Alibeaj  ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin me Ballën.

Më 15 maj ora 16:00 është afati i fundit për të dorëzuar propozimet zyrtare të deputetëve, ndërsa më datën 16 maj ora 10:00, mblidhet Komisioni i Ligjeve për vlerësimin e kandidaturave.

Dhe po me 16 maj, ora 17:00 do të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY