Erion Veliaj komenton sfidën e Ilir Metës, por a do të jetë...

Erion Veliaj komenton sfidën e Ilir Metës, por a do të jetë Veliaj kandidat i PS për bashkinë e Tiranës në 2023

114
0
Shares
Foto e mëparshme e takimit Meta-Veliaj(ilustruese)

Kryetari i bashkisë së Tiranls, Erion Veliaj tha sot se Ilir Meta që pritet të kandidojë për kreun e Tiranëa më 2023, nuk ia mban të kandidojë, por nëse kjo do të ndodhë, mezi pret që të ketë një përballje me të.

“Nuk ia mban por nëse ia mban do ishte një betejë e mirëpritur. Mezi e pres”, tha Veliaj.

Ai foli dhe për kritikat e Ramës ndaj SPAK.

I ftuar në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, Veliaj thotë se kritikat e Edi Ramës për SPAK nuk janë presion, por kryeministri po kërkon më shumë drejtësi dhe kjo sipas tij tregohet qartazi nga qëndrimi i Partisë Socialiste për të mos mbrojtur askënd nga radhët e saj.

“Ne duhet të kemi reformë 360 gradë, që i prek të gjithë hapat e shoqërisë që shikon jo vetëm ngjarjet tashme por edhe të kaluarat. Ky është interesi i të gjithëve. Mos më kërko vetëm mua me rigorozitet. Padrejtësia duket sheshi nuk ka nevojë të kesh kaluar vettingun të kuptosh që po ndodhin çudira.

Qëndrimi i PS për të mos i ofruar mbrojtje askujt është prova më e madhe që interesi është për më shumë drejtësi, çelësi i asaj që thotë kryeministri është si ta çojmë nga marshi i dytë në marsh të pestë për të kapur padrejtësi që duhet të bëjnë hatanë në këtë vend”, tha Veliaj në Report Tv.

Provat për të nisur hetimet sipas Veliajt janë sheshit, nga vrasjet e Gërdecit të Berishës, deri tek përgjimet e Ilir Metës me Dritan Priftin ku ndajnë 27 mijë euro. Kryebashkiaku thotë se Meta e Berisha i kanë vjedhur shqiptarëve 20 vite, prandaj ka ardhur koha që të mos votojmë më një ‘non grata’

“Nuk jam këtu të këshilloj opozitën, për mua qofshin gjithmonë në opozitë. Po dogje ti, po theve xhamat, po shkule emrat e rrugëve do marrësh të njëjtin rezultat. Kur Iliri e Saliu e shkatërrojnë qytetin detyra ime është ta kthej siç ishte dhe qyteti mos ta ndjejë një sulm barbarësh që shkatërroi politikën

Berisha e Meta i kanë i marrë shumë kohë këtij vendi dhe nuk e di a ka një dënim kur tjetri, ka kur hedh 26 njerëz në gërdec, ka dënim kur tjetri merr 27 mijë euro me Dritan Priftin. Meta me Berishën i kanë vjedh 20 vite shqiptarëve. Vjedhësit e kohës i dënoni kush? Dënimi vetëm është bota. Nuk mund të votojmë non grata”, tha Veliaj.

Erion Veliaj ende nuk e ka të sigurtë kandidimin për kreun e Bashkisë së Tiranës në 2023. Ai ka mospëlqime ndaj ndërhyrjes së kryeministrit Rama në disa vendimarrje të diskutueshme nga bashkia e Tiranës, çfarë ka bërë që Rama ti hedhë sytë vetëm pak metra larg zyrës së Veliajt. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY