Ukrainsja e Tiranës rrëfen absurdin e rusëve: Edhe vëllai im që jeton...

Ukrainsja e Tiranës rrëfen absurdin e rusëve: Edhe vëllai im që jeton në Rusi beson se në Ukrainë nuk ka luftë

72
0
Shares

Ukrainasja Irina Romanova ka bërë një rrëfim të pazakontë sot në emisionin “Open”. Ajo pohoi se rusët, por edhe ukrainasit që jetojnë në Rusi nuk e besojnë luftën në Ukrainë.

Ajo shkoi akoma më tej, duke pohuar se vëllai i saj që jeton në Rusi nuk e beson luftën, ndërsa ka treguar edhe telefonatat mes të atit dhe të birit.

Armiku i vërtetë i Putinit, është vrarë. Ai nuk kishte mjaftueshëm mbështetje njerëzisht. Kam familjarë në Rusi që janë pro, dhe kjo është për të ikur truri. Ata e kanë numrin e telefonit, dhe jo. Unë kam vëllain tim atje. Ai nuk beson se çfarë thotë mami, babi i vetë. Ky nuk është rast unik. Është reale. Ai thotë që nuk ka luftë në Ukrainë. Që ne po luftojmë me njëri-tjetrin. S’po e vrasin rusët ukrainasit. E gjithë Rusia është flluskë e madhe. Ke do dëgjosh ti? Liderin politik apo babain tënd? ne i kemi dërguar mijëra video vëllait. Ai nuk flet me prindërit. Ai thotë; ju duhet të dorëzoheni. Babi i thotë; ‘o çun ti e kupton që unë kam kaluar 4 orë në bodurm dhe kam marrë armën’. Kam një rast tjetër që babi im nuk flet me vëllain e tij, ai ka ikur para 15 vitesh. Ai thotë; nuk është e vërtetë, nuk ka raketa”, tha ajo./BW/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY