Një i vrarë dhe një i plagosur në qytetin shqiptar

Një i vrarë dhe një i plagosur në qytetin shqiptar

36
0
Shares

Një 40-vjeçar u qëllua sot për vdekje me armë zjarri ndërsa një tjetër u plagos në Kaçanik të Kosovës. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari tha se është identifikuar një i dyshuar për ngjarje, por ende s’është arrestuar.

“Një person ka mbetur i vdekur dhe një i plagosur, i cili është dërguar për trajtim në QKUK. Një i dyshuar është identifiku, por ende s’është arrestuar. Mosha e saktë e viktimës nuk dihet ende, por është rreth të 40’ave. Motivi ende s’dihet”, ka thënë prokurori.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Veseli ka thënë se një tjetër person ka mbetur i plagosur.

“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i qujtuar “Fusha Pajtimit” , përballë ” Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona të moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit. Nga informatat e para njëri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjese, kjo konfirmuar nga ekipet mjekësore, ndërsa tjetri është transportuar për ndihme mjekësore ne Ferizaj e më pas është transportuar për QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë ekipe të policisë që po hetojnë rastin”, ka thënë Veseli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY