Konferenca e Kryetarëve në Kuvend mblidhet këtë mesditë ku do të diskutohet mes mazhorancës dhe një pjese të opozitës për zgjedhjen në mënyrë konsensuale të presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.
Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet në orën 12:30. Enkelejd Alibeaj konfirmoi pasditen e së hënës se opozita do të jetë pjesë e tryezës së Konferencës së Kryetarëve. Po nga opozita, do të jenë edhe Agron Gjekmarkaj, Fatmir Mediu, Mesila Doda dhe Grida Duma.
Tri ditë më parë deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj publikoi një skemë për zgjedhjen e Presidentit sipas së cilës opozita propozon katër emra ndërsa PS zgjedh 2 prej tyre.
Ndërkaq Rithemelimi e ka konsideruar këtë si një pak Rama Basha dhe ka refuziar që opozita të përfshihet. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/