Ish-kryetarja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka folur mbi hetimin e dosjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ndërsa shtoi se nuk është takuar me kryeministrin Edi Rama, duke shtuar se edhe po të kishte ndodhur nuk do të kishte asnjë problem. Ajo dha një intervistë për TPZ në mcn tv, ndërsa shtoi me të qeshur se Rama nuk është në kërkim deri tani.
“Ka ndikim dosja Tahiri në shkarkim? Do të thoja që politika nuk dëshiron dhe pranon prokuror të guximshëm. Kështu e konsideroj veten. Jam takuar me Ramën? Për çfarë? Nuk ka rastisur të jemi takuar, është një gjë që Prokuroria… Nuk ka asnjë problem, nuk është person në kërkim. Deri tani *nis dhe qesh,”-shtoi ajo.
Imeraj tha se nuk do donte që reforma të konfondohej me një proces individual. Sipas saj jeta vazhdon dhe ajo është gati të nxjerr çdo detaj të asaj pjese të padukshme të procesit si është analizuar dhe vendosur për të.
“Është folur për vite si ka funksionuar reforma, apo dhënia e vendimeve nga prokuroritë dhe gjykatat ndër vite. Qeveria vendosi të reformojë sistemin e drejtësisë duke ndjekur një sërë rregullash. Reforma u mbështet dhe nga partnerët ndërkombëtarë, për disa vite u krijuan studime dhe më pas u konkludua me miratimin në 2017 me votat e deputetëve. Kur flasim për reformë në drejtësi është menduar nga çdo qytetar si një shpresë drejt të ardhmes drejt faktit se do të kemi një trup gjyqtarët dhe prokurorësh të guximshëm dhe të pavarur për tu përballuar me elementë të rrezikshëm. Kjo ishte ajo çfarë ishte reforma në drejtësi në sytë e mi dhe të publikut.
Por sot kanë kaluar 5 vjet dhe për të bërë një analizë se çfarë ka ndodhur dhe ku jemi ky është një problem i dytë. Por mqs është tejçuar jo vetëm nga ju por dhe në mediat e tjera shkarkimi apo procesi i vetingut të Elizabeta Imeraj do doja ta prezantoja për të gjithë publikun meqë e njoh mirë një përplasje e zhurmshme por dhe shumë analistë që ndoshta s’kanë pasur dijeni kanë tentuar dhe guxuar dhe paragjykuar solli si rezultat shkarkimin tim nga detyra. Jeta vazhdon, jo çdo e keqe vjen për keq prandaj do jem në dispozicion për të nxjerr çdo detaj të asaj pjese të padukshme të procesit si është analizuar dhe vendosur. Ajo çfarë ju duhet të dini është procesi në tërësi ajo pjesë e padukshme”, tha Imeraj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/