Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, zhvilloi një mbledhje të kryesisë së grupit ku qenë të pranishëm përveç Alibeajt, edhe Oriola Pampuri dhe Arbi Agalliu.
Ndërkohë kanë munguar Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi.
Gjatë ditës së djeshme, Enkelejd Alibeaj, pasi tha se ishte konsultuar me email me një grup deputetësh, serviri në media një draft me konkluzione se si do të duhej të ishte presidenti i ri i vendit.
Drafti u kundërshtua nga pjesa e deputetëve të Komisionit të Rithemelimit, të cilët e akuzojë Alibeajn se po bashkëpunon me Edi Ramën.
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji tha sot se mbledhja e pretenduar e kryesisë së grupit nga Enkelejd Alibeaj, nuk është legjitime.
Salianji u shpreh se në mbledhje nuk ka pasur kuorum, pasi rregullorja e përcakton qartë se në mbledhjen e kryesisë marrin pjesë dhe kryetarët apo nënkryetarët e komisioneve parlamentare që përfaqësojnë PD-në.
Deputeti Salianji u shpreh edhe kundlr draftit të prezantuar nga Alibeaj për kushtet që duhet të kenë kandidatët për president.
”Edhe sot nuk pati mbledhje të kryesisë së grupit, pati një përpjekje nga unë, për të qenë pjesë dhe deputetë nga Komisioni i Rithemelimit. Ne funksionojmë me rregulloren e grupit, kryesia e grupit parlamentar përbëhet dhe nga kryetarët e grupeve parlamentareve, nuk bëhet mbledhje me 3 persona, se nuk ka pasur kuorum.
Të thuash që kandidati për president të mos ketë qenë në politikë 5 vitet e fundit, është ti shërbesh Edi Ramës. Presidenti nuk ka pse të jetë një pensionist, nuk mund të vësh kritere qesharake, që kandidati për president të ketë qenë pjesë e kauzave civile, e gjitha kjo shërben për të tërhequr vëmendjen”, tha Salianji. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/