Nisur nga aksidentet e ndodhura ditët e fundit, në disa qarqe të vendit, me pasoja për jetën, si dhe nga aksidenti i mesditës së sotme në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka kërkuar reflektim të menjëhershëm të strukturave të Policisë Rrugore, në të gjithë vendin, por dhe të strukturave të Rendit e Shqiponjave, me qëllim koordinimin e veprimeve për evidentimin dhe ndëshkimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve, që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, thuhet në një njoftim të policisë.
Prej orës 20:00 në të gjithë vendin kanë nisur kontrolle intensive, patrullime e monitorime, që do jenë të përditshme dhe jo me fushata, duke përdorur të gjitha mjetet logjistike bashkëkohore, që tashmë Policia Rrugore ka në përdorim.
Por qytetarët po presin nga drejtori i Policisë Nano të japë shpjegime se si një person me 8 shkelje të rënda ende është me patentë dhe pse një person i kërkuar ndërkombëtar nga drejtësia britanikr shoqërohet në polici për verifikim dhe me pas lihet i lirë. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/