Sulmi i koduar i Ramës ndaj SPAK, Belind Këlliçi: Ka informacione të...

Sulmi i koduar i Ramës ndaj SPAK, Belind Këlliçi: Ka informacione të besueshme, Rama i përfshirë në hetime ndërkombëtare

112
0
Shares

Sulmi i koduar i Edi Ramës ndaj SPAK, ka reaguar deputeti i PD, Belind Këlliçi.

”Ka informacione të besueshme, Rama i përfshirë në hetime ndërkombëtare. I kërkon Prokurorisë të tërhiqet nga çështje që e prekin drejtpërdrejt dhe njerëz shumë të afërt të kryeministrit. SPAK të mos i nënshtrohet urdhërit të tij”, tha ndër të tjera Këlliçi.

Deklarata e Këlliçit:

Kush ka dëgjuar sot Edi Ramën të sulmojë Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, kupton shumë qartë hallin e tij dhe të grupit të struktuar kriminal të qeverisë më të korruptuar në Europë, të cilin e drejton prej 9 vitesh.

Klithmat e Edi Ramës “më shpëtoni nga Sali Berisha”, tregojnë as më pak e as më shumë panikun që e ka kapur si dhe gjendjen e tij të pa shpresë.

Sulmi i përsëritur dhe akoma më i ashpër sesa në Kongres i Edi Ramës kundër SPAK-ut ka të bëjë vetëm me Edi Ramën dhe të korruptuarit që e rrethojnë atë, kjo edhe në bazë të informacioneve të besueshme në lidhje me disa hetime ndërkombetare rreth personit të tij.

Sulmi i tij është mesazh i koduar ndaj SPAK që prokuroria speciale të tërhiqet nga çështje që prekin drejtpërdrejt Edi Ramën dhe njerëz shumë të afërt të tij.

Presioni konstant ndaj institucioneve të drejtësisë, kudo në botë konsiderohet vepër e rëndë penale dhe shantazh.

Shqiptarët e dinë shumë mirë se Lefter Koka dhe Alqi Bllako janë vetëm maja e ajsbergut të aferës së inceneratorëve. Edi Rama e di mirë se në këtë megaaferë, rradha e zyrtarëve të përfshirë është shumë e gjatë, duke vazhduar kryesisht me: Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Armando Subashi, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj dhe deri tek vetë Edi Rama.

Kryeministri i qeverisë më të korruptuar në Europë, e di shumë mirë se koncesionet në shëndetësi janë afera skandaloze që kanë përkeqësuar sistemin shëndetësor shqiptar, që pandemia u keqmenaxhua, fondet e shëndetësisë u abuzuan me tendera sekretë e prokurime abuzive. Të gjithë shqiptarët e dinë se pas këtyre aferave qëndron Ilir Beqja, Ogerta Manastirliu dhe Edi Rama.

Çdo aferë të çon tek Edi Rama, prandaj sulmi i tij i sotëm ndaj SPAK është treguesi më i mirë se kohës së Edi Ramës i ka ardhur fundi.

Ai Kryeminister që kyç gojën kur trafikantët ndërkombëtarë të drogës, përmendin si favorizues te trafikut një ministër të Brendshem dhe te Drejtesise te kabinetit të tij, dhe sulmon SPAK-un, kur të gjithë presin arrestime brenda kabinetit të tij, do të thotë se Edi Rama nuk ka hallin e drejtësisë.

Ai ka vetëm hallin e tij dhe të karriges që e mban peng përmes korrupsionit dhe aleancës me krimin e organizuar.

I vetmi turp i SPAK-ut do të ishte, nëse i nënshtrohet dhunës së kryeministrit!

Turp dhe shkelje e ligjit do të jetë, kur anëtarët e kësaj qeverie, bashkë me Edi Ramën, të mos ndëshkohen për korrupsionin e tyre të frikshëm dhe demin kolosal qe i kane shkaktuar Shqiperise dhe te ardhmes se vendit tone.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY