Presioni i Edi Ramës ndaj SPAK në forumin politik të PS, ish deputeti Gent Strazimiri thotë se kjo është vepër penale.
Postimi i Ramës:
E njëjta gojë e fëlliqur që kërcënonte oficerët e policisë në emër të bandave, sot urdhëron SPAK
* në emër të PS,
* në një forum të PS,
* në cilësinë e kryetarit të PS…
Kaq të “pavarur nga Partia” e kemi drejtësinë e re!
Kaq të “drejtuar nga ligji”, e kemi drejtësinë e re!
Kaq “të vendosur” në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e kemi drejtësinë e re…
“PS nuk do lërë 2 gurë bashkë…” si presion ndaj SPAK, është vepër penale!
Është minimalisht “Kanosje për shkak të detyrës e gjyqtarit, prokurorit”, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarit publik”!
Duke qenë se ky ka pushtetin e mjaftueshëm e të nevojshëm që ta realizojë, e për më tepër është edhe përsëritës, situata bëhet edhe më alarmante deri në cënim të rendit kushtetues.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/