Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ideklaroi sot se kryeministri Edi Rama ka dekonspiruar një aksion që do të kapte në flagrancë Dvoranin dhe bashkëpunëtorë të tij duke bërë korrupsion.
Sipas Kryemadhit, prova e prishjes së aksionit nga vetë Rama ekziston diku.
“T’i përgjigjem në emrin edhe te shumë të tjerëve që s’e kanë dot mundësinë.
E di shumë mirë që Ardian Dvorani ka një histori të fshehur ku Rama dëmtoi një aksion i cili kapte në flagrancë Ardian Dvoranin e shumë të tjerë në një aferë korruptive.
Ai e di mirë që kjo gjë nuk prishet se diku është.
E dyta Rama kërcënon SPAK duke ngritur akuza të dretpërdrejta ndaj SPAK por duhet të tërheqë të gjithë drejtorët e bashkisë te Tiranës që mos rrinë më poshtë pallateve të prokurorëve të SPAK”, u shpreh Kryemadhi duke i përgjuar ata. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/