‘Kampioni i antikorrupsionit’ i Ramës me 100 mijë euro që i harroi...

‘Kampioni i antikorrupsionit’ i Ramës me 100 mijë euro që i harroi në deklaratë, SPAK nuk e paska nën hetim

75
0
Shares

SPAK nuk po heton gjyqtarin Ardian Dvorani pas bjënpdie për shpërdorim detyre bërë nga Presidenti Ilir Meta pasi trukoi në tentativë zgjedhjen e gjyqttëve të Kushtetueses ndërkohë që ishte kryetar i KED.

Ai u shpall kampion i antikorrupsionit edhe pse iu gjetën afro 100 mijë euro të padeklaruara në deklaratën e pasurisë pasi i ‘kishte harruar’.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Asamblenë Kombëtare se SPAK në vend që të hetojë të korruptuarit e drejtësisë që u nxorën jashtë sistemit në kuadër të procesit të vetting-ut heton kampionin e reformës Ardian Dvoranin.

“U bë kohë që peshkaqenët e mëdhenj vettingu i ka flakur jashtë. Ku janë sot? Ata janë në punë e tyre. Nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. BE ia ka lënë Shqipërisë me shkrim për të vazhduar procesin dhe në momentin që do të ulet në tryezë gjëja e parë është se sa gjykatës dhe prokurorë janë marrë në hetim. Zero. Kampioni i anti-korrupsionit me vulë dhe me firmë të DASH është futur në hetim nga SPAK. Për çfarë? Për një denoncim të kujt? Të atij që jo unë, por gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK-ut, Ilir Metës”, u shpreh Rama.

Pas këtij deklarimi Balkanweb kontaktoi me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të mësuar nëse kishte një hetim penal për gjyqtarin Ardian Dvorani.

Spak konfirmoi zyrtarisht se ky institucion nuk ka asnjë çështje penale ndaj zotit Dvorani.

SPAK tha gjithashtu se më herët me kërkesë të tij, Gjykata e Posaçme pushoi një çështje ndaj gjyqtarit Dvorani. Ky vendim është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit të Posaçëm. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY