Biznesmeni Janina në pranga, Porcenalosa e Spanjës mohon përfaqësimin e tij në...

Biznesmeni Janina në pranga, Porcenalosa e Spanjës mohon përfaqësimin e tij në Shqipëri

93
0
Shares

Biznesmeni i njohur nga Tirana, Nikolin Janina 56 vjeç, u arrestua sot nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” nga autoritetet spanjolle ndërsa grupi Porcelanosa në Spanjë, me qendër në Vila-real (Castellón) tha se është shkëputur nga biznesmeni.

“Janina asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është pronar i Porcelanosa Albania dhe as nuk përfaqëson kompaninë apo mban ndonjë pozicion në të. Ai ka blerë dhe shitur materiale Porcelanosa në të kaluarën, por ai nuk ka pasur asnjë marrëdhënie biznesi me grupin për të paktën pesë vjet”, tha një drejtues i kompanisë në Spanjë.

Në vitin 2016, policia spanjolle sekuestroi një sasi prej 54 kilogramësh heroinë, me vlerë 2.5 milionë euro dhe sipas mediave vendase shqiptare, Janina përdori kompaninë e saj si mbulesë për trafikun e paligjshëm të drogës. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY