Vdekjet në komisariate, Berisha: Blendi Çuçi të japë dorëheqjen

Vdekjet në komisariate, Berisha: Blendi Çuçi të japë dorëheqjen

34
0
Shares

Ish kryeministri Berisha kërkoi sot dorëheqjen e ministrit të Brendshëm pas rasteve të përsëritura të vdekjeve në komisariate, Berisha.

Gjatë një konference shtypi ai foli edhe për gjendjen e lirisë së medias ndërsa sugjeroi që gazetarët të krijojnë sindikatat e tyre

Duke komentuar zgjedhjen e Presidentit, Berisha tha se  Rama po e kthen procesin në qesharak dhe familjar.

Deklarata e Berishës:

Java kishte një ngjarje tejet tragjike. Një i ri28 vjeç Ilvi Meta, humbi jetën në rrethana misterioze, në qelitë e zeza të narko-komisaritit të policisë Kavajë. Unë e kam ndjekur me shumë vëmendje këtë tragjedi njerëzore.

Një i ri 28 vjeç që merret për shoqërim apo i arrestuar në qelitë e komisariatit, kjo presupozon që ai hyn në vendin më të sigurt për jetën e tij dhe s’mund të ketë vend tjetër më të sigurt.

I riu i shoqëruar mbi bazën e një vendimi gjykate rreth orës 20.00 të mbrëmjes gjendet pa jetë në qeli. Autopsia tregon se kishte shenjën e një laku rreth qafe, çka flet për varje apo vetëvarje. U vetëvar apo e vari xhelati nuk mund ta konfirmoj.

Por mund tu them sa vijon, Ilvi sipas dëshmive ishte një djalë i hedhur, pa asnjë lloj shenje të problemit më të vogël psikologjik apo psikik. Ai u arrestua me një provë absolutisht të paqëndrueshme.

Gjurmët e gishtërinjve të tij u gjetën në derën e një lokali ku ai pinte rregullisht kafe dhe u akuzua sikur ka vjedhur derën. Unë nuk po merrem me veprën pasi edhe sikur të jetë 100% e vërtetë përbën një vepër minore që shkon gjer në gjashtë muaj burg apo dënim me kusht, por po merrem këtu dhe jam këtu para jush për të denoncuar faktin se qelitë e sotme në komisariatet e policisë janë shndërruar në biruca po kaq të zeza sa ishin qelitë e sigurimit të shtetit. Nuk ka vend në Europë, nuk ka vend të lirë në botë që në një hark kohor pesë javor të regjistrojë dy vdekje të të rinjve në komisariatet e policisë.

Arben Mici në Kamëz dhe tani Ilvi meta në Kavajë. Nuk ka ndodhur kurrë kjo në 30 vite. Ju garantoj se dhe në kohën e hetuesive më të rrepta nuk ka ndodhur. Mund të kishte tortura çnjerëzore por jo në atë shkallë sa të humbnin jetën në qeli. A u ushtrua një dhunë dhe terror i madh psikologjik ndaj Ilvi Metës që e çoi deri në vetëvarje?

Jashtë çdo dyshimi po!
Kavaja vuan shumë nga një rrjet grabitësish të cilët kanë krijuar një shqetësim të madh, por kjo nuk do të thotë të vriten njerëz në qelinë e kurrën e kurrës.

A e vari dikush atë me kordonin e kapuçit të tutave? Nuk përjashtohet në mënyrë absolute! Por ajo që është po kaq e shëmtuar dhe kriminale është heshtja çnjerëzore dhe cinike e të gjitha organeve shtetërore para këtyre akteve, të cilat mirëfillti përbëjnë me dashje ose pa dashje vrasje shtetërore.

Ai që administron atë ndërtesë dhe atë qeli ai është i detyruar ta privojë personin nga çdo lloj mjeti që mund të përdoret për vetëvrasje. Rregulli më elementar, përfshi dhe lidhëset e këpucëve.
Për tjetrin na thanë se me çakmak ndezi sfungjerin nga asfiksia.

Për Enea Ftoin në Korçë, dhe atë për të njëjtën akuzë, dhe ai vrau veten ndërkohë që kishte trauma të mëdha trupore.

Ministri i familjes në vend që të merret me zbatimin e ligjit, është gardiani i interesave të klanit Rama. Drejtori i përgjithshëm i policisë heshti sikur s’ka ndodhur asgjë, kjo është dhe më kriminale.

Heshti në një kohë kur në një hark kohor pesë javor, vdiqën njerëz në komisariatet e policisë ku duhet të ishin më të sigurt se në çdo vend tjetër.
Duke dënuar këtë qëndrim çnjerëzor të Edi Ramës, ministrit të tij familjar Çuçi, drejtorit të përgjithshëm të policisë Nano, kërkoj dorëheqjen e menjëhershëm të ministrit Blendi Çuçi.

Ndërkohë unë do i kërkoj sot Komisionit të Rithemelimit që nesër në ora tetë, pranë të gjitha komisariateve të policisë të ndizen qirinj në një protestë të heshtur paqësore nën moton “Stop vrasjes në komisariate”. I bëj thirrje, Komisionit të të drejtave të njeriut të OKB, Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës që me urgjencë dhe me procedurë të përshpejtuar të ushtrojnë çdo kontroll mbi institucionet e vuajtjes së dënimit dhe organet e policisë, në mënyrë që të marrin fund dramat e tmerrshme njerëzore në birucat e komisariateve.

Të marrin fund qëndrimet e këtyre qeveritarëve të cilët nuk kanë asnjë ndjeshmëri për jetët njerëzore. Vdekje e të rinjve, asfiksi apo djegie për së gjalli siç ndodhi në Kamëz.

Por jemi në rrafshin e lirive dhe të drejtave njerëzore, de facto, ato po arrijnë nivele diktatoriale, po arrijnë nivelet e Rusisë së Putin-it. Edhe atje ka protesta diktaturë, barbari, por ka Rusë që dalin në protestë. Burgjet mbushen dhe ata sërish dalin në protesta.

Lajmi që sollën “Reporterët pa kufij” për një rrokullisje dramatike të Shqipërisë me 20 vende, për lirinë e mediave , për lirinë e shprehjes së mendimit dhe të fjalës është nja lajm dramatik i paprecedentë në historinë e këtij vendi. Një saç një kupolë e mafies shtetërore dhe bizneseve të lidhura me të po mbyt fjalën e lirë në Shqipëri.

Qëndrimi i gazetarëve ndaj këtyre zhvillimeve është i papranueshëm, dhe kjo për faktin e vetëm se ata kanë presion të tmerrshëm nga qeveria dhe padronët e tyre. Edhe lajmi dramatik që u dha për këtë zhvillim u përcoll në mënyrën më sipërfaqësore.

Unë ju bëj thirrje të krijoni sindikatat tuaja me qëllimin e vetëm që mos ju cenojë kush në punën dhe qëllimin tuaj.

Është mision për vendin nuk e bëni vetëm për veten tuaj. Tirania duhet të kundërshtohet në çdo element të saj. Me tiraninë duhet bërë çdo betejë, dhe secili duhet ta bëjë detyrën e tij, përndryshe sot jemi tek Angola dhe Zimbamve vitin tjetër do shkojmë te Koreja e Veriut dhe Rusia e Putinit.

Ndaj thirrja ime është të mbrojmë fjalën e lirë. Të mbrojmë lirinë e medieve, si një pasuri e paçmuar për qytetarët dhe zhvillimin e vendit në tërësi. Këto ishin dy nga zhvillimet më dramatike të javës më skandaloze. Por zhvillime të tjera ka pasur në procesin qesharak të zgjedhjes së presidentit.

Ato kulmojnë dhe arrijnë deri aty sa nëpërmjet Baton Stanishiqit, Edi Rama të propozojë për presidente bashkëshorten e tij. A mund të më thoni, a ka në Shqipëri një zëdhënës më autentik se Baton Stanishiqi për Edi Ramën. Kjo është e vërteta nuk e them unë. Po ai këtë njoftoi nëpërmjet tij.

Pra arriti të personalizojë në këtë shkallë një proces të rëndësishëm Kushtetues, dhe ta kthejë në procesin e një kuzhine familjare. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY