EMRI/ Arrestohet për shfrytëzim femrash nga policia e Durrësit, u dëbua edhe...

EMRI/ Arrestohet për shfrytëzim femrash nga policia e Durrësit, u dëbua edhe nga Apeli

59
0
Shares

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Postën e Policisë Manzë, bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim Pren Bushaj, banues në Ishëm, Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin e datës 31 mars 2022, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Po nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 14 Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Më datë 05.05.2022, shtetasi G. P., banues në lagjen nr.11, Durrës, ka kallëzuar se vajza e tij e mitur, shtetasja G. P., është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY