“Partia Demokratike për herë të parë publikon në transparencë të plotë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, diskutimet, dhe procesin e votimit dhe numërimit për Kryetar të Këshillit Kombëtar”, thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit të PD.
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zgjodhi Kryetarin e saj, Edi Paloka, i cili garoi përballë kandidates Eleina Qirici.
Anëtarët e Këshillit në nisje të punimeve firmosën prezencën e tyre manualisht dhe në memorien digjitale.
Nga 279 anëtarë të Këshillit Kombëtar, punimet nisën me 203 anëtarë prezent, numër shumë më i lartë se kuorumi i nevojshëm.
Në një proçes tërësisht transparent, votuan 211 anëtarë të Këshillit Kombëtar.
Në bazë të rezultateve të votimit, Edi Paloka mori 132 vota kurse kandidatja Eleina Qirici 79 vota.
Në fund të procesit, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale publikon procesverbalin e rezultateve të votimit.
Ndërkohë nbledhja e parë e këshillit kombëtar u bojkotua nga 36 deputerë prej 58 që janë gjithsej. Deputetët në minorancë i janë bashkuat ndryshimeve në PD duke qënë larg ndjeshmërive të elektoratit. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/