Gjiknuri shtyn Ballën për procesin e Presidentit, komentohet emri i Fatos Nanos

Gjiknuri shtyn Ballën për procesin e Presidentit, komentohet emri i Fatos Nanos

44
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri tha sot se edhe Fatos Nano mund të jetë një emër për t’u bërë për President ndërsa theksoi se askush nuk është i përjashtuar përderisa kanë profilin e nevojshëm për këtë post.

Gjiknuri tha se i vetmi kusht i vendosur nga kryesia e PS është që të mos jetë pjesë e Grupit Parlamentar të PS-së.

“Nuk jam këtu të komentoj emra të përvetshëm. Të gjithë kanë shanset. Ne Kufizimin e kemi të mos jetë i grupit parlamentar. Por njerëz që kanë kontribuar në shoqëri mund të jetë kandidat. Identifikimi i emrave do ishte gabim. Por edhe Fatos Nano mund të jetë, patjetër kandidat.” tha Gjiknuri.

Gjiknuri nuk është në grupin e ngarkuar nga Rama për të ndjekur axhendën e Presidentit. Grupi drejtohet nga Taulant Balla por sic duket Gjiknuri ka ndërmend të marrë protoganizmin e tij në këtë proces. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY