Sekuestrohen 8 makineta për lojra fati në një lokal në Tiranë, në...

Sekuestrohen 8 makineta për lojra fati në një lokal në Tiranë, në kërkim pronari

65
0
Shares

Sekuestrohen në Tiranë në ambientet e një lokali, 8 makineta që përdoreshin për lojëra fati.

Shpallet në kërkim pronari i tyre, i cili kishte vendosur në dispozicion lokalin, për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Gaminator 3″.

Në kuadër të këtij operacioni u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

– Sotir Beqo, 59 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në përdorim nga ky shtetas, në zonën e quajtur ”Selvia”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 makineta që përdoreshin për lojërat e fatit.

Vijon puna për kapjen e shtetasit Sotir Beqo.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY