Shenja në fytin e të riut jo nga vetvarja, babai i Ilvit:...

Shenja në fytin e të riut jo nga vetvarja, babai i Ilvit: Nuk ka vratë veten, e kanë vrarë

65
0
Shares

Familjarët e Ilvi Metës, të riut që u gjet pa jetë këtë mbrëmje në Konisariatin e Kavajës dyshojnë se 31 vjeçari është vrarë dhe jo varur.
I ati thotë se nuk ka marrë asnjë informacion dhe se lajmin për vdekjen e të birit e ka mësuar nga mediat. Ai thotë se Ilvi nuk e ka vrarë veten por e kanë vrarë. Familja ka marrë një avokat për të ndjekur çështjen ndërsa policia ende nuk ka një version final të shoqeruar me ekspertizë.

Edhe djali i xhaxhait thotë se Ilvit i është kërkuar të pranojë vepra penale që nuk i ka kryer.

“Ilvi nuk e ka vrarë veten. Jemi të tronditur për ngjarjen. Tronditja e dytë pasi nuk na njoftuan. Se kush e ka bërë këtë vrasje, nuk e dimë.

Nuk e quajmë vetëvrasje, por vrasje brenda ambientit të komisariatit. Ilvi nuk ka vrarë veten. Ishte djalë i fortë, i qeshur, plot jetë. Ka pasur plane për jetën.

E kanë shoqëruar dhe më parë, por sipas të atit që është xhaxhai im, atij i është kërkuar që të firmosë të marrë përsipër ngjarje që nuk i ka kryer.

Dyshojmë se e njëjta gjë ka ndodhur dhe në këtë rast. Ai nuk e ka vrarë veten”, deklaroi kushëriri për syri tv.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, bëhet me dije se janë gjetur shenja të tjera në fytin e të riut i cili dyshohet të jetë vetëvarur. Por këto shenja mendohet se nuk janë shkaktuar vetëm nga vetëvarja.

Ilvi Meta i cili u gjet i vetëvarur brenda komisariatit të Kavajës mbrëmjen e sotme pas orës 19:00.

.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY