Burgu i Vlorës, i birgosuri lë burgun me llogaritje të gabuara dhe...

Burgu i Vlorës, i birgosuri lë burgun me llogaritje të gabuara dhe ngatërresë emri

358
0
Shares

Një i burgosur në IEVP në Vlorë i identifikuar si Simon Leskaj, i akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh edhe pse do duhej të ishte nën masën e sigurisë arrest me burg, rezulton në liri, raporton fax tv.

Madje burime bëjnë me dije se shtetasi në fjalë tashmë gjendet jashtë kufijve të Shqipërisë.

Informacione nga brenda burgut të Vlorës tregojnë se shkak i lirisë së Leskajt kanë qenë disa ngatërresa në llogaritjen e ditëve dhe emrin e të dënuarit.

Madje sipas denoncuesit ka patur edhe diskutime mes drejtuesit të burgut të Vlorës me Leskajn duke i kërkuar rikthimin në qeli, por ky i fundit nuk ka ka refuzuar. Policia e Vlorëa mohon të kenë dijeni mbi çështjen, raporton fax tv. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY