Mesazhe të tjera bashkimi nga Kuvendi. Cfarë thonë deputetët Vokshi dhe Bylykbashi

Mesazhe të tjera bashkimi nga Kuvendi. Cfarë thonë deputetët Vokshi dhe Bylykbashi

33
0
Shares

Deputetja Albana Vokshi deklaroi sot në Kuvend se do të vijohet që të jemi të gjithë bashkë.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë që të jemi të gjithë bashkë. Ne jemi këtu për të bërë PD më të fortë dhe më të madhe. Ne do të punojmë bashkë. Udhëtimi ynë do të jetë i vështirë por jo i pamundur. Ne kemi forcën kurajon dhe besimin e palëkundur që do ia dalim. Ne zgjodhëm bashkimin në vend të konfliktit dhe përçarjeve.

Të gjithë së bashku le ta bëjmë PD forcën politike modern që frymëzon të rinjtë. Kjo PD shumë shpejt do të udhëheqë Shqipërinë. Ne do jemi krenar që u bëmë pjesë e historisë për transformimin e PD. Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë. Edhe mirënjohjen e demokratëve për Berishën”, u shpreh Vokshi.

Ndërsa deputeti Oerd Bylykbashi tha se është detyra jonë ta mbajmë të shëndetshëm imunitetin tonë demokratik.

“Votat e lira të demokratëve janë antitrupat kundër vulës së njëshit, autokratit dhe diktatit. Liria e individit vlen më shumë se disiplina e hekurt që imponon lideri. Më 11 dhjetor ne provuam këtë. Por sot marrim detyrën ta mbajmë atë që vendosëm më 11 dhjetor 2021.

Rrugëtimi ynë drejt 11dhjetorit 2021 kaloi nëpër një hartë rruge që kishte një vizion dhe një objektiv: demokratizimin e PD nëpërmjet reduktimit të pushtetit të kryetarit dhe forcimin e pushtetit të këtij Kuvendi, Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë që janë organet përfaqësuese të tij. Referendumi, zgjedhjet “një antar – një votë” dhe primaret ia japin antarëve pushtetin suprem. Ndarja dhe balancimi i pushteteve, kolegjialiteti dhe respektimi i votës na siguron që jemi parti demokratike.

Vetëm statuti nuk na bën demokratë. Zbatimi i tij nga secili prej nesh, me votë, duke folur hapur e pa tutje në organet përfaqësuese, kjo na bën demokratë. Sa më shumë të votohet në këtë parti aq më shpejt do të bashkohemi, do lemë pas përçarjen që deshën të na imponojnë, akoma më shumë do të jemi demokratë. Nuk ka instrument më bashkues se kutia e votimit ku bëhen bashkë mendimet tona edhe te ndryshme apo të kundërta”, tha Bylykbashi.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY